Ja sa qindra miliona ka humbur Kosova vjet nga korrupsioni

Aktuale

Ja sa qindra miliona ka humbur Kosova vjet nga korrupsioni

Më: 27 prill 2019 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Kushdo që ka të bëj me shpenzimin dhe me menaxhimin e parasë publike, dëshiroj të kaloj në një proces të vettingut, ka deklaruar në emisionin “Analizë e Ditës” në RTK, Diana Metushi Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Duke iu referuar OECDs, Metushi Krasniqi theksoi se ” rreth 25 deri në 30 për qind e mjeteve financiare të investimeve kapitale humben në afera korruptive”.

Në këtë kontekst, vjet nga buxheti i Kosovës për investimet kapitale janë shpenzuar rreth 1.34 miliardë Euro, që i bjen se në Kosovë vetëm gjatë vitit të kaluar në afera korruptive janë zhdukur 330 milionë euro. Ato kanë shkuar në xhepa të individëve të caktuar. Pra janë humbur 22 mijë vende të reja të punës, sepse për krijimin e një vendi të punës nevojiten 15 mijë euro, ka thënë Metushi Krasniqi.

Procedurat diciplinore dhe morale nuk mjaftojnë për tu luftuar korrupsioni, ka thënë Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi. Shala poashtu insistoi se Kosova ka nevojë për vetting sidomos në polici e gjyqësi , po edhe në sistemin prokurorial.

Altin Ahmeti, Këshilltari i Ministrit të Drejtësisë ndërkaq tha se vettingu në Kosovë duhet të bëhet në baza ditore përmes vlerësimit të performancës në punë dhe mekanizmave tjerë. Ahmeti ka shpaluar se Ministria e Drejtësisë ka sponsoruar një varg ligjesh që e ngushtojnë hapësirën pë sjellje korruptive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat