Bekteshi: Kemi qëllim t’i fuqizojmë lidhjet me diasporën

Aktuale

Bekteshi: Kemi qëllim t’i fuqizojmë lidhjet me diasporën

Më: 27 prill 2019 Në ora: 11:51
Pamje nga vizita

(E plotësuar) - Një grup i arbëreshëve të Kroacisë, të cilët janë duke qëndruar për vizitë në Kosovë, kanë vizituar edhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Nxënës, studentë, mësimdhënëse arbëresh u pritën nga zëvendësministri i Diasporës, Afrim Bekteshi, i cili tha se shpreson se këto vizita do të shërbejnë për të krijuar lidhje të ngrohta me Kosovën.

Ai po ashtu tregoi se në vazhdën e vizitave të arbëreshëve në Kosovë, do të vijnë javën e ardhshme edhe arbëreshët nga Italia.

Bekteshi e ka vlerësuar lartë kontributin e të gjithëve që të ruhet kultura shqiptare, teksa ka thënë se si institucion po punojnë në fuqizim të lidhjeve të shtetit të Kosovës me diasporën.

Bekteshi: Kemi qëllim t’i fuqizojmë lidhjet me diasporën

“Për këtë arsye është formuar kjo ministri gjithmonë me qëllim për lidhjen dhe fuqizimin e lidhjeve sa më të forta me diasporën kudo që i kemi. Dhe kjo është në vazhdën e detyrave të autoriteteve shtetërore, që ne lidhjet me diasporën në njërën anë, dhe me institucionet shtetërore në anën tjetër të fuqizohen sa më shumë”, u shpreh Bekteshi.

Kurse, përfaqësuesi i arbëreshëve të Kroacisë, Vesel Lekaj, tha se në këtë grup që po e vizitojnë Kosovën përfshihen drejtorë shkollash, nxënës e mësimdhënës të shumtë të shkollave arbëreshe që veprojnë në Kroaci.

Lekaj: Kemi nxënës, drejtorë dhe mësimdhënës që kanë ardhur ta vizitojnë Kosovën

“Kryesisht këtu me neve janë drejtorja e shkollës fillore ‘Kruna Kërstiç’ , Jasmina Matersiq, shkolla arbëreshe , shkolla më kryesore, përndryshe kemi edhe nxënës nga shkolla të tjera, janë edhe 7-8 drejtorë shkollash edhe të prefekturës të Zarës”, tha ai.

Nga Kroacia kishte ardhur edhe drejtoresha shkollës fillore “Kruna Kërstiç” në Kroaci , Jasmina Matersiq e cila teksa ka falënderuar për mikpritje tha se me qëllim që të ruhet kultura shqiptare si shkollë kanë organizuar mësim plotësues për nxënësit e Zarës së Kroacisë.

Ajo tha se edhe në një shkollë të mesme në këtë qytet mbahet mësim plotësues në gjuhën shqipe.

Matersiq:  Qe katër vjet organizojmë mësim plotësues në gjuhën shqipe

“Që prej katër vitesh ekziston i organizuar mësimi plotësues në gjuhën shqipe ku mësohet gjuha dhe kultura shqipe, jo vetëm për nxënësit tonë por për të gjithë nxënësit e shkollave fillore në Zarë. Për ne është një kënaqësi e veçantë që fëmijët shqiptarë ditëve të shtune takohen në shkollën tonë dhe kanë mundësi të mësojnë gjuhën dhe kulturën shqipe”, tha ajo.

Arbëreshet nga Zara e Kroacisë fillimisht kanë vizituar Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, ku u priten nga vikari i  Ipeshkvisë së Kosovës Don Lush Gjergji i cili i informoi për së afërmi me Katedralen.

Ky grup  po ashtu ka zhvilluar një vizitë edhe në Muzeun Kombëtar.

Arbëreshët e Kroacisë takojnë zv.ministrin e Diasporës

Një grup i arbëresheve nga Kroacia po qëndron për vizitë në Kosovë. Ata u takuan sot me zëvendësministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Afrim Bekteshi.

“Në emër të ministrit të Diasporës, duke iu uruar që këto ditë që qëndroni këtu të kaloni sa më mirë, të çmalleni me njerëzit tuaj dhe mrekullitë shqiptare dhe t’ju shërbejnë për lidhje në komunikim”, tha Bekteshi.

Vesel Lekaj përfaqësues i grupit të arbëresheve nga Kroacia tregoi se arbëreshet vijnë nga zona e Zarës dhe në ketë pikë janë edhe përfaqësues nga shkolla e nxënës të shumtë.

Arbëreshet nga Kroacia fillimisht kanë vizituar katedralen "Nënë Tereza", ku u priten nga vikari i Ipeshkivsë së Kosovës, Don Lush Gjergji.

Po ashtu ata vizituan edhe Muzeun e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat