Limaj për Samitin e Berlinit: Presim që Serbia t’i kthehet bisedimeve

Aktuale

Limaj për Samitin e Berlinit: Presim që Serbia t’i kthehet bisedimeve

Më: 27 prill 2019 Në ora: 12:52
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka deklaruar se Samiti i Berlinit, i cili do të zhvillohet nesër, pret që Gjermani dhe Franca ta detyrojnë Serbinë që të kthehet në tavolinën e bisedimeve me Kosovën.

Bashkëkryesuesi i ekipit shtetëror për dialogun me Serbinë, ka pasur kritika për sjelljen e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë,  e cila sipas Limajt po avancon drejt BE-së, ndonëse është bërë pengesë për vendet e rajonit.

Limaj: Shpresojmë që ta detyrojnë Serbinë të kthehet në tavolinën e bisedimeve

“Shpresoj që përfundimisht këto dy vende të cilat kanë një përgjegjësi të madhe për zhvillimin e Bashkimit Evropian ta detyrojnë Serbinë që të kthehet në tavolinën e bisedimeve, e vetmja rrugë dhe ta njoh realitetin. Ajo që na presim është që me ne si Kosovë nuk mund të lejojmë një sjellje të tillë, shikoni Serbia vazhdimisht punon  kundër integrimeve evropiane, Serbia zhvillon një politik rajonale kundër ambicioneve të vendeve të rajonit, është  një shpërputhje totale veprimet e Serbisë me detyrime që i ka ndaj Bashkimit Evropian dhe në anën tjetër ajo shpërblehet në avancimin drejt BE-së, kurse kthehet pengë për Bosnjën, Malin e Zi”, tha ai.

Sipas Limajt, Samiti i Berlinit është momenti më i mirë për t’i treguar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq se Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së pa pranuar realitetin e Kosovës.

Limaj: Momenti për t’i treguar Vuçiqit se pa e pranuar pavarësinë e Kosovës nuk mund të ecin drejt BE-së

“Është momenti i fundit që Vuçiqit, është një moment i mirë ku mund t’i tregohet qartë që rrugëtimi i tij drejt BE-së mund të bëhet nëse pranon realitetet e Kosovës si shtet i pavarur dhe nuk i pengon popujt fqinj të ecin drejt integrimeve evropiane”, tha Limaj.

Ndryshe,Samiti i Berlinit i cili do të mbahet më 29 prill do të bashkojë udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë në takimin për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe nga Presidenti francez Emmanuel Macron.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat