Veseli: Ekzekutuesit e urdhëruesit e masakrave të dalin para drejtësisë

Aktuale

Veseli: Ekzekutuesit e urdhëruesit e masakrave të dalin para drejtësisë

Më: 27 prill 2019 Në ora: 12:55
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, mori pjesë në tubimin për nder të 20-vjetorit të Masakrës së Mejës në Gjakovës.

Nga aty, Veseli deklaroi se çdo vit sa ne pikëllohemi, ekzekutuesit e masakrave gëzohen e i mohojnë veprat e tyre mizore.

Ai tha se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar, prandaj sipas tij është e drejtë petja e qytetarëve se pse nuk ka drejtësi kur dihen ekzekutuesit.

“Çdo vit i vizitojmë e lëmë lule mbi lëndinat e vdekjes. Na janë harxhuar fjalët e na janë rritur pakënaqësitë e qytetarëve tanë. Çdo vit sa ne pikëllohemi ekzekutuesit e masakrave gëzohen e i mohojnë veprat e tyre mizore. 186 lëndina të tilla të vdekjes janë në Kosovë. 186 herë dështoj drejtësia ndërkombëtare. Nuk e din çfarë u kanë bërë ai vetëm i kanë vrarë a u kanë marre organet. Por diçka e dimë të gjithë, dihen njësite serbe, dihen urdhëruesit e ekzekutuesit. Sot më të drejtë të gjithë qytetarët pyesin pse nuk ka drejtësi. Ne nuk duam revansh, duam vetëm drejtësi. Duam që ekzekutuesit e urdhëruesit të dalin para drejtësisë”, deklaroi Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat