Pacolli: Asnjëherë nuk do të falet dhe harrohet gjenocidi në Mejë

Aktuale

Pacolli: Asnjëherë nuk do të falet dhe harrohet gjenocidi në Mejë

Më: 27 prill 2019 Në ora: 14:02
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka kujtuar 20-vjetorin e masakrës së Mejës duke thënë se asnjëherë nuk do të falet dhe harrohet ky gjenocid.

Pacolli përmend edhe faktin që akush deri më tani në Serbi nuk është dënuar.

“Sot, kujtojmë me dhembje masakrën e Mejës, e cila ishte një nga masakrat më të mëdha në Evropë. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës me mbi 335 viktima. Asnjëherë nuk do të falët dhe harrohet ky gjenocid, për të cilën askush në Serbi nuk është dënuar sa duhet. Lavdi të rënëve!”, shkroi Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat