Resul Sinani largohet nga NISMA

Aktuale

Resul Sinani largohet nga NISMA

Më: 27 prill 2019 Në ora: 14:12
Resul Sinani dhe Fatmir Limaj

Ish-gazetari i RTK-së, Resul Sinani është ndarë nga Partia e Fatmir Limajt.

Në shkurt të vitit 2018, Resul Sinani premtonte angazhim të sinqertë në Partinë e Fatmir Limajt. Por, shërbimi në NISMA nuk i zgjati më shumë se një vit.

Ai sot është shkurorëzuar nga  partia që është pjesë e Qeverisë së Kosovës me katër ministri.

“Përmes këtij statusi, ju njoftoj për largimin tim nga Partia NISMA Socialdemokrate”, ka njoftuar Sinani, në Fb.

Kur kishte hyrë në NISMA, ai kishte shkruar gjatë. Aty, kishte thënë fjalë të mëdha për Partinë e Limajt.

“Puna e gjatë në media më ka mundësuar që të kem shumë miq nga skena politike, nga të gjitha partitë politike, me të cilët besoj që do të bëjmë më të mirën për t’i shërbyer vendit. Kolegëve në NISMA Socialdemokrate, të cilëve shpejti do t’iu bashkohem në rrugëtimin e tyre që e kanë nisur para katër vjetësh, iu premtoj angazhim të sinqertë me gjithë potencialin tim”, kishte shkruar Sinani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat