Eksperti i sigurisë kërkon që presidentin ta shpallin të paaftë

Aktuale

Eksperti i sigurisë kërkon që presidentin ta shpallin të paaftë

Nga: A.M. Më: 27 prill 2019 Në ora: 14:42
Fadil Kajtazi

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, ka komentuar raportimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi  në Komisionin Hetimor për depërtimin e gjashtë shtetasve turq.

Ai përmes një postimi në Facebook,  se këtë mënyrë të kuvendimit “Hashim Thaqi ta bënte në një odë të Drenicës pa qenë president, dhe në kushtet kur Drenica ishe e konsoliduar, me siguri se pleqnarët e urtë drenicak do të shpreheshin: “hapne derën”.

Po ashtu, Kajtazi ka sugjeruar që deputetët e Kuvendit të Republikës të kërkojnë ekspertizë profesionale për të vepruar në përputhje me Kushtetutën, respektivisht për ta aktivizuar Nenin 91, pika 3, e cila specifikon shkarkimin e Presidentit kur ai “…nuk është i aftë të ushtrojë përgjegjësitë e tij për shkak të sëmundjes së rëndë...”.

Postimi i plotë:

Presidenti ne delir
Kuvendimi i djeshëm i Presidentit me deputetët ka treguar nivel të ulët intelektual të Hashim Thaqit. Sikur këtë mënyrë të kuvendimit Hashim Thaqi ta bënte në një odë të Drenicës pa qenë president, dhe në kushtet kur Drenica ishe e konsoliduar, me siguri se pleqnarët e urtë drenicak do të shpreheshin: “hapne derën”.
Niveli i përformancës së shprehjes intelektuale të Presidentit, do të ishte më pakë i rëndësishëm, sikur ai gjatë paraqitjes së djeshme të mos paraqiste edhe simptoma që lënë për të dyshuar në shëndetin e tij.
Gjatë gjithë kokës ai nuk ishte president: së pari, fyente me gjuhë primitive deputetët që janë përfaqësues të popullit, që janë burim i mandatit të tij, Së dyti, Ai gjatë gjithë kohës ishte në një gjendje deliri, kishte shprehje të pa kontrolluara, gjestikulacione të pa koordinuara, ishte i tensionuar, paraqiste mostolerancë dhe shprehte urrejtje ndaj deputetve. Të gjitha këto veprime, Atij i dilnin jo nga ndonjë arsye e pastër, por nga instinkti, që flet për një gjendje jo të mirë shpirtrore dhe nuk përkojnë me sjelljet e një presidenti të një republike demokratike. Ai gjatë gjithë kohës linte përshtypjen e një diktatori, i cili në kushe të tjera, do t’i ekzekutonte në vend deputetët që mendonin ndryshe nga ai.
Kjo mënyrë e komunikimit dhe sjelljes, Presidentit i heqë rolin kushtetues të “unitetit të popullit”. Prandaj, deputetët e Kuvendit të Republikës është mirë të kërkojnë ekspertizë profesionale për të vepruar në përputhje me Kushtetutën, respektivisht për ta aktivizuar Nenin 91, pika 3, e cila specifikon shkarkimin e Presidentit kur ai “…nuk është i aftë të ushtrojë përgjegjësitë e tij për shkak të sëmundjes së rëndë...”.
Përndyshe, nëse Presidenti Hashim Thaqi gëzon shëndet të plotë, dhe shprehët me gjuhë banale para qytetarve dhe një Komisioni të Kuvendit, fyen deputetët, duke ju vendosur atribute dhe nofka të emrave që personifikojnë partizantët komunist, si terrorizuesit më të mdhenjë të Drenicës dhe shqiptarëve të Kosovës në përfundim të Luftës së Dytë Botrore, Ai është turpi më i madh i këtij vendi dhe i partisë që e mbështetë -PDK!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat