Mogherini zëvendëson Junckerin në Berlin

Aktuale

Mogherini zëvendëson Junckerin në Berlin

Më: 27 prill 2019 Në ora: 15:19
Mogherini e pranishme do të jetë vetëm si zëvendësuese e kryetarit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogehrini, sipas të gjitha gjasave, nuk ka marrë ftesë për të qenë pjesëmarrëse në konferencën e Berlinit, ku në fokus të bisedave do të jetë procesi ndërmjetës i të cilit ka qenë dialogu ndërmjet Serbisë e Kosovës, njofton Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe duke u thirrur në burime të besueshme në Bruksel, përcjell FoNet.

Mogherini, megjithatë e pranishme do të jetë vetëm si zëvendësuese e kryetarit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Këto burime kanë theksuar se i vetmi zyrtar i Brukselit që e ka marrë ftesën për takimin e të hënës në Berlin ka qenë kryetari i Komisionit Evropian, Juncker.

“Presidenti Juncker nuk ka mundësi të marrë pjesë në takim dhe kjo është arsyeja pse në vend të tij shkon Mogherini”, kanë thënë burime të rel-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat