Fjalimi i Anton Qunit kundër Hashim Thaçit që pati ‘dridhur’ Kuvendin: Do qëndroj në Kuvend që të ju shoh prapa grilave

Aktuale

Fjalimi i Anton Qunit kundër Hashim Thaçit që pati ‘dridhur’ Kuvendin: Do qëndroj në Kuvend që të ju shoh prapa grilave

Më: 27 prill 2019 Në ora: 16:21

Dje, u rihap një debat për atë se kush ka qenë trim e kush frikacak, në luftën e fundit në Kosovë.

Teksa ishin mbledhur për të diskutuar lidhur me deportimin e shtetasve turq muaj më parë, presidenti Hashim Thaçi, dhe deputeti i LDK-së, Anton Quni, i ‘tregonin’ njëri-tjetrit, se cili është më trim.

Diskutimi i ashpër me akuza dhe kundër-akuza, e deri në fyerje, filloi në momentin kur deputeti Quni, i tha presidentit Thaçi, se “jeni frikësuar në luftë, nuk e di pse po frikësoheni në paqe”.

Kjo ngjalli reagimin e ashpër të presidentit, i cili filloi ta quajë Qunin si mercenar, duke i thënë edhe “Boshko Buha”.

Kjo bëri që në këtë debat, të futen edhe shumë njerëz të tjerë, të cilët dhanë akuza si ndaj presidentit Thaçi, po ashtu edhe ndaj deputetit Quni.

Mirëpo, përplasje mes Thaçit dhe Qunit, kishte pasur edhe më herët.

Kishte qenë data e 10 majit, të vitit 2017, pikërisht në seancën e Kuvendit, kur po shkarkohej qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa, ku deputeti i LDK-së, Anton

Quni, kërcënoi publikisht presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

Pati thënë se arsyeja e vetme që e shtynë të qëndrojë në pozitën e deputetit, është dërgimi i tyre [Hashim Thaçi, Kadri Veseli v.j], në burg.

“Ju jeni arsyeja që më detyroni të qëndroj ende në këtë Parlament. Ndoshta e ndjeni vetën fitimtarë në këtë betejë. Por, shihemi në finale. Por, një gjë iu garantoj. Për të gjitha ato mjerime që iu keni shkaktu qytetarëve të Kosovës. Për të gjitha ato shantazhe. Për të gjitha ato manipulime që i keni bërë – ju po më detyroni të qëndrojë këtu, derisa t’iu shoh juve prapa grilave. Ju atu e keni vendin – prapa grilave”, kishte thënë Quni në vitin 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat