Vuçiq para takimit të Berlinit: Shkojmë më të relaksuar, Thaçi: Pres që Merkel të bind Vuçiqin të pranoj Kosovën

Aktuale

Vuçiq para takimit të Berlinit: Shkojmë më të relaksuar, Thaçi: Pres që Merkel të bind Vuçiqin të pranoj Kosovën

Nga: F.B Më: 27 prill 2019 Në ora: 16:17
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “beson që kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti Makron në takimin e Berlinit të gjëjnë një qasje të balancuar, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka theksuar se, Merkel dhe Macron do gjejnë një qasje të balancuar ashtu që në të ardhmen të mund të zgjidhen problemet mes Beogradit dhe Prishtinës.

Në pyetjen nëse në Berlin po shkohet më sigurt pas takimit me presidentët rus dhe kinez, Vuçiq tha se:

"Unë kam qenë i sigurt në pozitën e Serbisë, nuk është kjo pozita jonë, por mirë, shkojmë më të relaksuar dhe është mirë kur ke njerëz që pajtohen me ju”.

Ai përkujtoi se në Berlin nuk do të jetë askush që nuk ka pranuar pavarësinë e Kosovës në regjion me përjashtim të BiH vetëm formalisht sepse Denis Zvizdiç , sipas fjalëve të shefit të partisë së tij " me kënaqësi” do të pranonte Kosovën, por nuk mundet për shkak të Republika Srpska.

"Vetëm delegacioni ynë është që i kundërvihet idesë së pavarësisë dhe lufton për të ardhmen duke shikuar nga këndi tjetër ", tha ai.

Pozita e Serbisë nuk është e lehtë dhe thjeshtë, po kjo nuk është hera e parë.

"Llogaris që Merkel dhe Macron janë të mëdhenj, serioz, i respektoj që të dy, besoj se do gjejnë një qasje të balancuar që problemet mes Beogradit dhe Prishtinës- për të cilat mendoj se nuk i kemi nxitur të zgjidhen në ardhmëri ", tha Vuçiq.

Do të ketë presion në Serbinë, që atyre shqiptarëve të Kosovës të ju lejohet diçka, por këtë film nuk do ta shihni.

Thaçi: Pres që Merkel të bind Vuçiqin të pranoj Kosovën

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se pret nga kancelarja gjermane Angela Merkel të bind presidentin e Serbisë, Vuçiq, që të pranojë pavarësinë e Kosovës në takimin e Berlinit.

Thaçi pret që Merkel të ftoj 5 vendet e BE-së dhe Bosnjën që të njihet pavarësia e Kosovës.

" Ka shans të mirë që kjo të ndodhë. Në të njëjtën kohë nuk do pranojmë që në Kosovë të propozohet sovranitet i dyfishtë apo modeli gjermano-gjerman, republika Srpska apo ndonjë autonomi ", citohet të ketë thënë Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat