Publikohet një foto e Anton Qunit në vijat e frontit, pasi Hajdar Beqa kërkoi nga Milaim Zeka që të zbulojë nga arkivat

Aktuale

Publikohet një foto e Anton Qunit në vijat e frontit, pasi Hajdar Beqa kërkoi nga Milaim Zeka që të zbulojë nga arkivat

Nga: N.H Më: 27 prill 2019 Në ora: 17:00
Anton Quni dhe Rrustem Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, pas debatit që ka pasur gjatë ditës me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Qunin, në Komisionin hetimor parlamentar, i është drejtuar deputetit të Nismës, Milaim Zeka, me një kërkesë.

Beqa ka kërkuar nga deputeti Zeka që të hulumtojë në arkivat që ai i posedon për luftën në Kosovë dhe të tregojë nëse Anton Quni ka qenë në vijat e frontit.

Ndërsa, menjëherë në rrjetet sociale është duke qarkulluar një fotografi e rrallë ku shihet Anton Quni me komandanti e Betejës së Koshares, Rrustem Berisha.

Reagime të shumta nga skena politike ka pasur pasi deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ngriti dyshime mbi luftën e Anton Qunit.

Ndryshe dje deputeti Beqa, ka theksuar se Milaim Zeka është raportuesi më real i luftës prandaj edhe ka bërë këtë kërkesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat