Rezolutat e Kuvendit cilësohen si joserioze, shumica nuk zbatohen

Aktuale

Rezolutat e Kuvendit cilësohen si joserioze, shumica nuk zbatohen

Më: 27 prill 2019 Në ora: 17:10
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në vazhdimësi numër të madh të rezolutave, por që ka munguar zbatimi i tyre.

Njohësit e cështjeve politike në vend e konsiderojnë joserioze miratimin e tyre dhe mos zbatimin nga ana e institucioneve. Ata kritikojnë jokorrektësinë e deputetëteve për të kryer mandatin e tyre kontrollues.

Rezolutat e miratuara nga Kuvendi nuk po gjejnë zbatim në praktikë, duke mbetur vetëm zotim në letër. Përderisa opozita fajëson Qeverinë për mosrespektim të vendimeve të Kuvendit, analistët fajtorë për këtë i bëjnë të gjithë pas dallim.

Njohësi i çështjeve politike Xhavit Shala tha për Radio Kosovën se rezolutat janë vullnet i Kuvendit prandaj duhet llogari për moszbatim.

“Në momentin kur Parlamenti miraton një akt i takon Kuvendit ose Parlamentit me monitoru a po zbatohet, dhe nëse nuk zbatohet pse nuk po zbatohet. Në qoftë se akti e obligon qeverinë, deputetët po të ishin serioz , po të kishin një pëfaqësim të drejtë dhe po të kishte korrektësi të deputetëteve ta kryejnë mandatin e tyre kontrollues, Qeveria dhe çdo institucion tjetër në Kosovë do t’i zbatonin aktet që nxjerr parlamenti në këtë rast edhe rezolutat” tha Shala.

Ndërkaq analisti Ramush Tahiri e quan fenomen të keq moszbatimin e  rezolutave, pasi po zhvlerësohet puna e institucioneve.

“Qytetari po bindet se debatet në Kuvend janë sa për sy e faqe për interesa partiake pragmatike oligarkike e grupeve të vogla të interesit ndërsa nuk është qëllimi I rezolutës të shterret me debat dhe me miratim. Asnjëherë Kuvendi nuk ka shqyrtuar zbatimin e ndonjë ligji ose ndonjë rezolute por do të duhej që të ketë komisione që e përcjellin punën që kur të miratohet ndonjë rezolutë të përcillet a po realizohet nga qeveria apo ministritë përkatëse” ka thënë Tahiri.

Imer Mushkolaj miratimin e rezolutave pa zbatim, e quan metodë për dalje nga probleme të caktuara.

“Rezolutat në masën më të madhe shërbëjnë si një lloj strategjie dalëse për një cështje të caktuar apo problem të caktuar, dhe më shumë, sidomos kohëve të fundit, po shërbëjnë për të qitur në pah fuqinë politike të njërit apo të tjetrit subject politik në Kuvendin e Kosovës, sesa që përmes tyre të arrihet të zgjidhet diçka” u shpreh Mushkolaj.

Ndërsa nga Instituti demokratik i Kosovës (KDI) që monitoron punën e Kuvendit thonë se mungesa e mekanizmave sanksionues për rezolutat ka krijuar një praktikë të moszbatimit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat