Visar Ymeri: Paga minimale duhet të rritet menjëherë

Aktuale

Visar Ymeri: Paga minimale duhet të rritet menjëherë

Më: 27 prill 2019 Në ora: 19:36
Visar Ymeri

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri ka kërkuar ngritje të pagës minimale në Kosovë, duke pohuar se nuk mund të ketë asnjë argument kundër rritjes së saj.

“Askush nuk mund të thotë se 170 euro në muaj, që i bie 5 euro e 60 cent në ditë, mjaftojnë për jetesë”, thotë Ymeri.

“Paga minimale duhet të rritet menjëherë. Nuk ka, dhe nuk mund të ketë, asnjë argument kundër rritjes së saj. Sepse askush nuk mund të thotë se 170 euro në muaj, që i bie 5 euro e 60 cent në ditë, mjaftojnë për jetesë.

Punëtorët duhet të kenë mundësinë që të jetojnë dinjitetshëm me punën e tyre. Me 170 euro në muaj ata as mbijetesën nuk e kanë të mundshme”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat