Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, përmes llogarisë së tij në rrjetin social, ka ironizuar me partinë e Shpend Ahmetit.
Gecaj në postimin e tij, Partinë Socialdemokrate (PSD) e ka quajtur si një subjekt të padukshëm.
Ky reagim i Gecajt, vije pasi ka kohë që opozita në vend ka paralajmëruar mocion për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, por me zhvillimet e fundit duke se arritja e konsensusit brenda vet opozitës është ende shumë larg.
Krejt kjo, pasi PSD e Ahmetit, po konsiderohet të jetë më afër qeverisë, e larg opozitës.
Ja shkrimi ironizues i Gecajt:
Tipi shkon te psikiatri e i thotë:
- Doktor, gjithë kam pasur deshirë të jem i padukshëm!
- Antarësohu në PSD i thotë Doktori! ?