Veseli kërkon drejtësi për viktimat e masakrave serbe në Kosovë

Aktuale

Veseli kërkon drejtësi për viktimat e masakrave serbe në Kosovë

Më: 27 prill 2019 Në ora: 21:49
Kadri Veseli sot ka qëndruar në Krushë

Në shënimin e Ditës së të Pagjeturave në Kosovë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot ka qëndruar në Krushë, ku ka kërkuar ndëshkimin e ekzekutuesve të masakrave ndaj qytetarëve shqiptarëa.

Kryeparlamentari Veseli ka bërë thirrje për ndëshkimin e kriminelëve serbë që edhe pas 20 viteve nuk kanë marrë dënimin e merituar nga drejtësia ndërkombëtare për krimet dhe masakrat e kryera në Kosovë. 

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, Veseli ka thënë se çdo gjë tjetër pos ndëshkimit, është dështim i drejtësisë ndërkombëtare. 

“Në ditën e të pagjeturve sonte qëndrova në Krushë, në këtë fshat martir të Kosovës. Për pak javë ne kremtojmë 20 vjetorin e çlirimit, por plagët e luftës ende janë të gjalla në zemrat dhe mendjet tona. Ekzekutuesit e këtyre masakrave duhet të ndëshkohen. Çdo gjë tjetër pos ndëshkimit është dështim i drejtësisë ndërkombëtare. Ne kurrë nuk do të ndalemi derisa e vërteta dhe drejtësia për të pagjeturit tanë të vihen në vend”, ka shkruar Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat