Si arriti Thaçi të imponojë “spektakël” në dy protestat e Vetëvendosjes?

Aktuale

Si arriti Thaçi të imponojë “spektakël” në dy protestat e Vetëvendosjes?

Nga: A.ZH Më: 27 prill 2019 Në ora: 22:02
Hashim Thaçi, protesta e VV, foto ilustrim nga "Bota sot"

Analisti politik Faton Abdullahu, ka komentuar protestën e djeshme të Lëvizjes Vetëvendosje para Zyrës së Prokurorit të Shtetit.

Ai ka thënë se dje kur VV-ja bëri protestë, presidenti Hashim Thaçi, “imponoi spektakël” me ofendime në Komisionin Parlamentar për hetimin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Thaçi arriti të bëhej top lajmi i ditës, pikërisht sikur më 29 shtator të vitit të kaluar, kur ai vizitoi Liqenin e Ujmanit e kur VV-ja mbante atë ditë protestën.

“Vitin e kaluar, konkretisht më 29 shtator VV ka pasur protesta. Hashim Thaçi atë ditë ka inspektuar me anije në mënyrë spektakulare Liqenin e Ujmanit. Dje kur VV bëri protestë Thaçi ka imponuar spektakël në Komisionin Parlamentar me ofendime. Në të dy rastet Thaçi ka qenë top lajm dhe është eklispsuar çdo lajm tjetër”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Abdullahu ka thënë poashtu se duhet të kuptohet e vërteta nëse presidenti ishte fajtor për dëbimin e turqve.

“Çdo gjë që ka ndodhur dje në Komisionin Hetimor të Kuvendit mbi rastin e gylenistëve duhet të matet me atë se e vërteta e zbuluar nga ky Komision a e nxjerr fajtor Presidentin. Të tjerat janë pallavra”, ka thënë Faton Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat