Demantohen Thaçi dhe Beqa: Ja video nga vija e frontit e Anton Qunit në krah me Agim Ramadanin

Aktuale

Demantohen Thaçi dhe Beqa: Ja video nga vija e frontit e Anton Qunit në krah me Agim Ramadanin

Nga: N.H Më: 27 prill 2019 Në ora: 22:41
Anton Quni

Dje deputeti i pozitës, Hajdar Beqa, pas debatit që ka pasur me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Qunin, në Komisionin hetimor parlamentar, i është drejtuar deputetit të Nismës, Milaim Zeka, me një kërkesë.

Beqa ka kërkuar nga deputeti Zeka që të hulumtojë në arkivat që ai i posedon për luftën në Kosovë dhe të tregojë nëse Anton Quni ka qenë në vijat e frontit.

Ndërsa, si demantim i deklarimeve të deputetit Beqa, në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video e rrallë nga vija e frontit ku shihet deputeti Quni, përcjell “Bota sot”.

Kjo video e dëshmon praninë e Anton Qunit në Betejën e Koshares, ndërsa shihet të jetë i shoqëruar nga heroi i Kosovës, Agim Ramadani, i njohur ndryshe si komandant “Katana”

Pra, pamjet e tilla dëshmojnë të kundërtën nga deklarimet e Presidentit Thaçi dhe deputetit Beqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat