Molliqaj: Nga një lëvizje shpresdhënëse, Vetëvendosje u shndërrua në sekt me profet Albin Kurtin

Aktuale

Molliqaj: Nga një lëvizje shpresdhënëse, Vetëvendosje u shndërrua në sekt me profet Albin Kurtin

Më: 28 prill 2019 Në ora: 00:40
Dardan Molliqaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PSD, Dardan Molliqaj, e ka komentuar protestën e sotme të ish-partisë së tij Lëvizjes Vetëvendosje.

Molliqaj e ka përqeshur protestën e sotme të Vetëvendosjes, duke e cilësuar lëvizjen ”sekt” dhe Albin Kurtin profet të saj.

“Shpesh takoj njerëz që i janë mërzitur ndarjes së VV-së. Meqenëse besimtarët e sektit nuk guxojnë as të më flasin sepse i qorton profeti, të tjerët që guxojnë të mendojnë, e kanë kuptuar gjendjen ku është katandisur kjo parti. Nga një lëvizje shpresëdhënëse, është shndërruar në sekt që për interesa të profetit paranoik, duke u mbrojtur nga armiku i jashtëm, e shkatërroi vetën nga brenda. Nga një lëvizje shpresëdhënëse, është shndërruar në sekt që për interesa të profetit paranoik, është e gatshme ta djegë edhe protestën si aktin më demokratik të një populli”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka kujtuar se VV-ja akuzonte bashkëthemeluesit e lëvizjes keq e më keq, e në anën tjetër pranon në gjirin e saj njerëz si Ajvaz Berisha, i akuzuar për vrasje e përdhunime.

“Një sekt që akuzon bashkëthemeluesit e lëvizjes keq e më keq, e në anën tjetër pranon në gjirin e saj njerëz si Ajvaz Berisha, i akuzuar për vrasje e përdhunime. Sekt që përqafon Berat Buzhalën vetëm e vetëm që profeti t’i përdorë mediat e tij për të shpifur kundër nesh. Sekt, fundosja e shpejtë e të cilit nuk po ndalet. Dëshmia më e mirë është protesta e sotme, të cilën profeti do ta quante “karneval i dështuar””, ka thënë Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat