Dita e Sigurisë në Punë, shënohet rritje e aksidenteve në Kosovë

Aktuale

Dita e Sigurisë në Punë, shënohet rritje e aksidenteve në Kosovë

Më: 28 prill 2019 Në ora: 12:21
Ilustrim

Sot shënohet dita botërore e Sigurisë në Punë, ndërkohë që Kosova vazhdon të ketë probleme shqetësuese sa i përket sigurisë së punëtorëve.

Ndër profesionet me rrezikshmërinë më të madhe, del të jetë ai i ndërtimtarisë për shkak të sigurisë së ulët në vendet e punës. Nga ana tjetër ndërtimtaria si profesion vazhdon të jetë mjaft i popullarizuar, kjo për shkak që është më i lehtë për tu punësuar.

Kështu, vitin e kaluar në Inspektoratin të Punës janë paraqitur 159 raste të aksidenteve në Kosovë, derisa 23 nga këto raste kanë përfunduar me fatalitet.

Edhe këtë vit ka pasur raste të aksidenteve dhe vdekjeve në vendin e punës. Rasti më i freskët është në Mitrovicë, ku një 27 vjeçar mbeti nën rrënoja të një objekti, plagët e rënda ishin të pa përballueshme për të.

Pas ndërtimtarisë, profesion i rrezikshëm po cilësohet edhe puna në KEK. Që nga pas lufta 43 punëtor kanë vdekur në KEK.

Përkundër rasteve të shumta, dënimet nuk po ka aq shumë.

Sipas nenit 367, kushdo që dëmton apo heq pajisjet mbrojtës duke rrezikuar jetën e punëtorëve dënohet me burgim prej 1 deri 8 vjet. Ndërsa nëse pajisjet mbrojtëse nuk janë vendosur fare ose nuk janë mirëmbajtur, personat përgjegjës dënohen me heqje lirie prej 6 muaj deri në pesë vite.

Kur kemi lëndime të rënda, ligji parashikon që personi përgjegjës mund të dënohet me 1 deri në 10 vite burgim por nëse rasti pason me vdekje, përgjegjësi dënohet me 1 deri 12 vite burgim.

Më të prekurit nga rastet e aksidenteve në punë janë ata të sektorit privat. 

Ndërkohë që në Kosovë po ka rritje të rasteve të aksidenteve dhe vdekjeve në vendin e punës, në Evropë po ndodh e kundërta.

Gjatë këtij viti, në Bashkimin Evropian mbi 3000 persona kanë gjetur vdekjen në vendin e punës. Që për mesatare i bie 2.2 vdekje në 100.000 punëtor.

Kjo është për 12% më e ulët se në vitin 2009. Vendet që po shihen si më të sigurtat për të punuar janë Gjermania, Holanda, Suedia dhe Britania e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat