Profesori i Shkencave të Sigurisë godet ashpër politikanët: Dënimi i juaj nuk e riparon dëmin që i shkaktuat Kosovës

Aktuale

Profesori i Shkencave të Sigurisë godet ashpër politikanët: Dënimi i juaj nuk e riparon dëmin që i shkaktuat Kosovës

Nga: N.Sh Më: 28 prill 2019 Në ora: 13:30
Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj politikanëve të Kosovës.

Islami thekson se, është e trishtueshme me i dëgjua kur flasin të korruptuarit për korrupsion, kriminelët për krimin, kontrabanduesit për kontrabandën.

Sipas tij, të gjithë këta njerëz me dy-tri ftura kur i sheh në kostume dhe me kravatë, atëherë të rinjtë nuk kanë se si të mos e lëshojnë Kosovën.

Image
Avni Islami

Tutje, Islami thekson se një ditë do të iu vie dita edhe këtyre kur do të ulën në bankën e të akuzuarve, por dënimi thotë nuk e riparon dëmin që ia shkaktuan Kosovës.

“Është trishtuese kur; I korruptuari flet për korrupsionin, krimineli flet për krimin, kontrabanduesi flet për kontrabandën, i droguari flet për drogën, e ai i cili duhet ta mbroj ligjin, çdo ditë e shkel vet, e kur të gjithë ketë njerëz me dy e tri fytyra i sheh në kostume e me kravatë me peshë e ndikim në shtet, të rinjtë tanë s’kanë se si të mos ikin nga vendi ynë i pa perspektivë. Ju vie dita edhe këtyre kur do të ulen në bankën e të akuzuarve. Dënimi ndaj këtyre nuk e riparon atë çka këta i kanë shkaktu dhe po i bëjnë Kosovës”, shkruan Islami në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat