Ja kush e gjeti trupin e pajetë të personit të zhdukur në Rugovë

Aktuale

Ja kush e gjeti trupin e pajetë të personit të zhdukur në Rugovë

Më: 28 prill 2019 Në ora: 17:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Me vendim të ministrit të Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe sipas urdhrit të komandantit Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama, një ekipi i Kërkim- Shpëtimit i FSK-së u angazhua në operacion kërkimi për një person të zhdukur në bjeshkët e Rugovës në Komunën e Pejës.

Ekipi profesional i FSK-së prej 12 pjesëtarëve, pas një operacioni të gjerë kërkimi, në një terren të vështirë ka arritur të gjejë trupin e pajetë të personit të shpallur në kërkim nga policia me inicialet M.N. nga Shtupeqi i Madh i Pejës.

Ekipi i FSK-së trupin e pajetë e ka dorëzuar te Policia e Kosovës dhe familjarëve të të ndjerit për procedura të mëtutjeshme.

Ndryshe, zyrtarë të Policisë në Pejë kanë konfirmuar se një person që ishte në kërkim qe dy ditë, është gjetur pa shenja jete në fshatin Reka e Allagës në Rugovë.

M.N. (49) ishte në kërkim që nga data 26 prill e këtij viti, kur dyshohet se kishte marrë lëndime të rënda trupore nga tre persona.

Sot gjatë ditës Prokuroria Themelore e Pejës kërkoi masën e paraburgimit ndaj A.N., Sh.L. dhe një të mituri lidhur me rastin.

U rrahën me sëpata për mal në Rugovë, gjendet i vdekur 49 vjeçari

M.N 49 vjeçar (gazeta e di identitetin e tij) është gjetur pa shenja jete në fshatin Reka e Allages në Rugovë. Viktimës dyshohet se i kanë shkaktuar lëndime vdekjeprurëse me sëpatë tre familjarë të tij gjatë ditës së premtë kur janë përleshur për mal.

Tre personat e dyshuar janë arrestuar nga policia dhe ndaj tyre po kërkohet paraburgim, ndërsa burri 49 vjeçar deri para pak çastesh ka qenë në kërkim të policisë. Madje për vendodhjen e tij është angazhuar edhe FSK-ja.

Por, i njejti sapo është gjetur nga njësitet policore të Kosovës, raporton Express.

 “Është gjetur nga njësitet policor trupi i pajetë i viktimës në fshatin Reka e Allages në Rugovë. Rasti ka kaluar në kompetencë të Krimeve të Rënda, prokurori i shtetit ka dalë në vend të ngjarjes”, ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë Themlore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Ndryshe, media ka raportuar për këtë rast, madje në përleshje është përfshirë edhe një i mitur.

Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar paraburgim ndaj tre të dyshuarve, A.N,SH.L dhe një të mituri, lidhur me këtë rast.

49 vjeçari M.N deri me tani ka qenë i paqasshëm për organet e ndjekjes, ndërsa pak më parë është gjetur i vdekur.

Të gjitha njësitë e nevojshme policore po qëndrojnë në vendin e ngjarjes, mjëkët kanë konstatuar vdekjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat