Pse nuk do të kemi Gjykatë Speciale kundër korrupsionit? - Bota Sot
Pse nuk do të kemi Gjykatë Speciale kundër korrupsionit?

Aktuale

Pse nuk do të kemi Gjykatë Speciale kundër korrupsionit?

Më: 28 prill 2019 Në ora: 19:48
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ishte zotuar se do ta themelonte Gjykatën Speciale për trajtimin e lëndëve të korrupsionit, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë, raporton KTV.

Jetësimi i saj është zëvendësuar me themelimin e një Departamenti Special për lëndët në kompetencë të Prokurorisë Speciale, në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Të gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale do t’i trajtojë ky departament.

Por, pjesëtarë të shoqërisë civile, nuk presin rezultate nga kjo nismë, pasi vlerësojnë se themelimi i këtij departamenti që në nisje, thuajse është i dështuar.

Ligji për Gjykatat ka hyrë në fuqi në janar të këtij viti. Funksionalizimi i këtij departamenti është paraparë të bëhet në qershor.

Institucionet e Kosovës në vazhdimësi janë kritikuar për mungesë të luftimit të korrupsionit, e në veçanti, të zyrtarët e profilit të lartë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...