Thaçi: Richard Lugar ishte një prej zërave më të mëdhenj pro intervenimit të NATO-s

Aktuale

Thaçi: Richard Lugar ishte një prej zërave më të mëdhenj pro intervenimit të NATO-s

Nga: Z.B Më: 28 prill 2019 Në ora: 21:42
Richard Lugar

Presidenti i Rebuplikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se me pikëllim mora lajmin për vdekjen e ish-senatorit amerikan, Richard Lugar, mikut të madh të Kosovës “Bota sot”.
Poashtu Presidenti Kosovës Hashim Thaçi ka theksuar në rrjetin social Facebook se,” Ishte një prej zërave më të mëdhenj pro intervenimit të NATO-s dhe një mbështetës i pavarësisë sonë”.

Ndryshe, ish-senatori shumëvjeçar amerikan nga shteti i Indianës, Richard Lugar, i cili u kishte ndihmuar Kosovësn për t’u çliruar, ka ndërruar jetë të dielën. Ai ka vdekur në një qendër mjekësore në Virxhinia, në moshën 87-vjeçare.

Postimi i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e ish-senatorit amerikan, Richard Lugar, mikut të madh të Kosovës. Ai bëri shumë për Kosovën, në ditët më të vështira për popullin tonë. Ishte një prej zërave më të mëdhenj pro intervenimit të NATO-s dhe një mbështetës i pavarësisë sonë. Do ta ruajmë përjetësisht kujtimin për të! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat