Haradinaj: Kosova sot ka humbur një nga miqtë e shquar, ish-senatorin amerikan Richard Lugar

Aktuale

Haradinaj: Kosova sot ka humbur një nga miqtë e shquar, ish-senatorin amerikan Richard Lugar

Nga: Z.B Më: 28 prill 2019 Në ora: 21:56
Ish-senatorin amerikan Richard Lugar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se, Kosova sot ka humbur një nga miqtë e saj të shquar, ish-Senatorin amerikan nga Partia Republikane Richard Lugar, mbështetësin e madh të pavarësisë sonë, përcjell “Bota sot”.

Ndryshe, ish-senatori shumëvjeçar amerikan nga shteti i Indianës, Richard Lugar, i cili u kishte ndihmuar Kosovësn për t’u çliruar, ka ndërruar jetë të dielën. Ai ka vdekur në një qendër mjekësore në Virxhinia, në moshën 87-vjeçare.

Postimi i plotë:

Kosova sot ka humbur një nga miqtë e saj të shquar, ish-Senatorin amerikan nga Partia Republikane Richard Lugar, mbështetësin e madh të pavarësisë sonë. Shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë përfaqësuesit të shtetit Indiana në Senat, Lugar, i cili së bashku me John McCain përkrahu Presidentin Bill Clinton për intervenim kundër Serbisë, për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë.RH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat