Limaj për vdekjen ish-senatorit amerikan: Kosova humbi një mik të çmuar i cili e përkrahu Kosovën

Aktuale

Limaj për vdekjen ish-senatorit amerikan: Kosova humbi një mik të çmuar i cili e përkrahu Kosovën

Nga: Z.B Më: 28 prill 2019 Në ora: 22:11
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vdekjes së ish- senatorit amerikan, Richard Lugar, duke thënë se Kosova humbi një mik të çmuar i cili përkrahu vendin tonë në momentet më të rëndësishme, përcjell "Bota sot"

Limaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, “Qytetarët e Kosovës do ta kujtojnë përherë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë intervenimit të NATO-s në Kosovë si dhe kauzës sonë për pavarësi”.

Ndryshe, ish- senatori amerikan nga radhët e republikanëve, Richard Lugar, ka ndërruar sot jetë në moshën 87-vjeçare, nga komplikimet nga polineuropatia kronike inflamatore, një sëmundje që sulmon nervat.

Lugar shërbeu në Senat nga 1977-2013 dhe ishte i njohur mirë si një zë autoritar për politikën e jashtme të SHBA.

Postimi i plotë i Limajt:

Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e mikut të madh të Kosovës, ish-senatorit amerikan, Richard Lugar. Kosova humbi një mik të çmuar i cili e përkrahu Kosovën në momentet më të rëndësishme. Qytetarët e Kosovës do ta kujtojnë përherë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë intervenimit të NATO-s në Kosovë si dhe kauzës sonë për pavarësi. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë popullit amerikan!
FL
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat