Ministri Gashi: Gjithkah nëpër botë shqiptarët po lënë gjurmë të mira në të gjitha fushat

Aktuale

Ministri Gashi: Gjithkah nëpër botë shqiptarët po lënë gjurmë të mira në të gjitha fushat

Nga: Z.B Më: 28 prill 2019 Në ora: 22:33
Foto nga takimi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA, përcjell "Bota sot".

Ai gjatë kësaj vizite ka zhvilluar takime të shumta me interes të veçantë për zhvillimin e politikave rinore në vendin tonë.

Po ashtu ministri Gashi sot gjatë ditës ka takuar edhe komunitetin shqiptar në Chicago,të ShBA-ve.

Postimi i plotë:

Sa herë që udhëtoj jasht Kosovës nuk kthehem pa i takuar vëllezërit tanë kudo që janë e punojnë. Ata me të vërtetë të bëjnë krenar me sukseset dhe punën e tyre. Një takim dhe bashkëbisedim të ngrohtë me bashkëatdhetarët tanë të suksesshëm dhe me klubin 'Street Eagles' e zhvillova edhe në Çikago të ShBA-ve. Gjithkah nëpër botë shqiptarët po lënë gjurmë të mira në të gjitha fushat: sport, kulturë, biznes etj. KG

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat