Vuçiq: Në Berlin të vetëm do luftojmë kundër pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Vuçiq: Në Berlin të vetëm do luftojmë kundër pavarësisë së Kosovës

Nga: Fatmir Beka Më: 29 prill 2019 Në ora: 08:53
Aleksandar Vuçiq

Në një intervistë për “Tv Pink” presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se “ Pas qëndrimit në Kinë, na pret takimi shumë i vështirë në Berlin. Puna jonë është punojmë dhe kjo më gëzon, ja I lumtur nga bisedat dhe takimet në Peking” tha ai duke shtuar se në Berlin do flitet të perspektivën evropiane dhe zgjerimin.

“Mendoj se delegacioni jonë do të jetë I vetmi që do të jetë kundër pavarësisë së Kosovës. Por ne do jemi aty të luftojmë për vendin tonë” tha Vuçiq.

Në vazhdim Vuçiq ka fol edhe për sulmet ndaj familjes së tij, ndaj patriarkut Irinejt duke i cilësuara të pashembullta.

“Ajo që unë respektoj tek patriarku është dashuria që ka për popullin. Ai këtë e di mirë, i njeh serbët nga shumë vende të Kosovës, Sllavonisë, Baranjë..unë e respektoj shumë. Derisa ai është patriark ne do përfundojmë meremetimin e Tempullit “Sveti Save”, sepse ai nuk është vetëm objekt religjioz por edhe kulturor dhe turistik” – tha Vuçiq.

Ai ka nënvizuar se nuk mund të pranoj që disa tjerë e duan dhe janë kujdesur më shumë për Kosovën, kur vazhdimisht mbajnë gjëra të shtrenjta.

“Ne jemi në një presion të jashtëzakonshëm që vjen nga dy apo tri vende dhe shërbimet e tyre që rrëzuan idenë për marrëveshje me shqiptarët. Edhe shumë njerëz nga brenda punuan në atë, ne do shkojmë në Berlin ku të gjithë do të na thonë se Kosova është e pandashme dhe Serbia duhet ta pranoj. Do të jemi në situatë të vështirë, kur fola për përcaktim kufiri, e kam ditur se ai është maksimumi në atë situatë. Tash nuk ka më biseda rreth asaj, rrëzimi i secilës ide është e keqe. Ne nuk do të pranojmë Kosovën dhe nuk do ndahet por ju mbetet gjeneratave të ardhme të përjetojnë gjëra të tmerrshme. Jam përpjek të luftoj për popullin tonë në Kosovë që mos të i lëmë “në baltë”, nuk do të dorëzohem dhe nuk do them gjeni dike tjetër të bëjë këtë– nënvizoi Vuçiq.

Ai ka akuzuar Prishtinën për politikë jo përgjegjëse dhe të pamenduar mirë, duke shpresuar se Merkel do ketë ndonjë ide ndonëse nuk pajtohen në shumë gjëra sikur as për Kosovën, përkundër ndihmës së vazhdueshme të saj.

“Qëllimi i tyre (Prishtinës) është të vendosin serbët e tyre në vende udhëheqëse dhe populli atje të harrojnë Serbinë. Kanë dashur të ndalojnë serbët të marrin pjesë në zgjedhje, ata as 54 vota nuk do merrnin tek serbët. Amerikanët e kanë kuptuar synimin dhe i detyruan të anulojnë mos pjesëmarrjen. Lista serbe nuk e fsheh se është në lidhje të ngushtë me Beogradin dhe Serbinë qendrore– tha Vuçiq.

Vuçiq në Berlin do ketë takime të shumta me liderë të Ballkanit dhe evropiane . ndërsa mendon se takimi është ftuar duke parë se gjerat po shkojnë keq në raportet e serbëve me shqiptarët.

“Për ata me rëndësi është ndonjë stabilitet prandaj kanë thirrur dhe organizuar takimin” ka thënë ai.

Vuçiq ka theksuar se është shumë me rëndësi që njerëzit të kuptojnë se në kushtet më të vështira janë përkujdesur edhe kanë mbështetur serbët e Kosovës.

“Po mos të kishim politikë të mençur deri tash do kishte ndonjë aksion stuhie në Kosovë. Kemi pas sukses të ruajmë jetë dhe nuk do lejoj askush të humb jetën – ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat