Thaçi e Haradinaj flasin para fillimit të Samitit të Berlinit

Aktuale

Thaçi e Haradinaj flasin para fillimit të Samitit të Berlinit

Më: 29 prill 2019 Në ora: 12:26
Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi kanë mbajtur një konferencë të përbashkët para fillimit të Samitit të Berlinit.

Kanë thënë kanë thënë se do t’i mbrojnë qëndrimet e tyre të cilat tashmë dihen.

Kryeministri Haradinaj ka thënë para gazetarëve se nuk ka asnjë draft dokument se për çfarë dot ë diskutohet me Serbinë në këtë takim

“Nuk ka ndonjë draft apo dokument, as nuk jemi dakordu as nuk kemi fol, por ajo çka është më rëndësi është pra çka kemi thënë çdo herë, Kosova i ka qëndrimet e veta besoj edhe sot do të jemi në nivel të përgjegjësive tona”, ka thënë Haradinaj.

E presidenti Hashim Thaçi, tha se nuk ka  dialog me Serbinë pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Unë e theksoj se nuk ka dialog dhe negociata pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova është shtet i pavarur sovran, Preshevë, Bujanoc krejt jemi Kosovë”, ka thënë Thaçi.

Thaçi është pyetur nëse është arritur ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë.    

 “Me ne nuk ka fol askush hala”, ishte përgjigja e presidentit.

Ndërsa asnjëri nga liderët nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a janë dakorduar në mendime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat