Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se para Samitit të Berlinit ka dhënë një intervistë edhe për Agjencinë e Lajmeve “Reuters” .
Në këtë intervistë Thaçi theksoi rëndësinë e Samitit të Berlinit dhe nevojën e rifillimit pa kushte të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Në intervistën e radhës për Agjencinë e Lajmeve “Reuters”, theksova rëndësinë e Samitit të Berlinit dhe nevojën e rifillimit pa kushte të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky dialog duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në NATO, BE dhe OKB”, ka shkruar Thaçi.