Edita Tahiri e bindur: Samiti i Berlinit do t’u jap fund ideve të rrezikshme për ndryshim kufijsh

Aktuale

Edita Tahiri e bindur: Samiti i Berlinit do t’u jap fund ideve të rrezikshme për ndryshim kufijsh

Nga: A.Zh Më: 29 prill 2019 Në ora: 14:11
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë Edita Tahiri, ka komentuar për Samitin e Berlinit që do të mbahet sot në kryeqytetin gjerman.

Ajo në një postim në Facebook, është shprehur e bindur se ky Samit, do t’u jap fund ideve të “rrezikshme” për ndryshim kufijsh, të cilat sipas saj, sjellin luftëra në Ballkan.

Tahiri ka theksuar se rruga e vetme drejt paqes së qëndrueshme, është përshpejtimi i integrimeve Euro-Atlantike për Kosovën dhe shtetet tjera, përcjell Bota sot.

“Samiti i Berlinit sot do t’i jap fund ideve të rrezikshme për ndryshim kufijsh, të cilat sjellin luftëra në Ballkan. Përshpejtimi i integrimeve Euro-Atlantike për Kosovën dhe shtetet tjera, është rruga e vetme drejt paqes se qëndrueshme”, ka shkruar Edita Tahiri./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat