Pse është i shqetësuar Thaçi nga Merkeli në Berlin? A po i përfundon ëndrra për...

Aktuale

Pse është i shqetësuar Thaçi nga Merkeli në Berlin? A po i përfundon ëndrra për...

Nga: N.Sh Më: 29 prill 2019 Në ora: 14:55
Angela Merkel dhe Hashim Thaçi

Ish-deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Adem Salihaj, thekson se presidenti Hashim Thaçi është shumë i shqetësuar në prag të samitit të Berlinit.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, Thaçi e din qartë se cili është qëndrimi i Merkelit lidhur me copëtimin e Kosovës, transmeton gazeta “Bota sot”.

Salihaj shpreson që ëndrra e Thaçit për t’i dhënë territor Serbisë të marr fund.

Ja postimi i plotë:

Thaçi sigurisht është shumë i shqetësuar në prag të samitit të Berlinit, duke e ditur qartë cili është qëndrimi i kancelares Merkel lidhur me copëtimin e Kosovës. Sigurisht që, kancelarja Merkel, nuk do ta organizonte një samit të tillë, së bashku me presidentin francez Makron, sikur të mos kishte një lloj dakordimi lidhur me këtë çështje. Shpresoj shumë që ëndrra e Thaçit për t'i dhënë Serbisë territor të Kosovës, mund të marrë fund në Berlin.

Thaçi, edhe deri me tash, i ka shkaktuar dëm të pakompenzueshem, duke shtyrë përpara planin serbo-rus për copëtimin e Kosovës, plan ky, i cili synon njëkohësisht shkatërrimin e Kosovës dhe krijimin e Serbisë së Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat