Thaçi takon Mogherinin: Një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është jetike

Aktuale

Thaçi takon Mogherinin: Një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është jetike

Nga: Z.B Më: 29 prill 2019 Në ora: 15:35
Foto nga takimi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se së bashku me zëvendëskryeministrin e Parë, Behgjet Pacollin, patëm një takim bilateral me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, përcjell “Bota sot”.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se: “Ne diskutuam për zhvillimet rajonale dhe rëndësinë e integrimit evropian të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Për ne, fqinjët tanë dhe vetë Bashkimin Evropian, një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është jetike”

Postimi i plotë:

Para Samitit të Berlinit, bashkë me Zëvendëskryeministrin e Parë, Behgjet Pacollin, patëm një takim bilateral kisha me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini. Ne diskutuam për zhvillimet rajonale dhe rëndësinë e integrimit evropian të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Për ne, fqinjët tanë dhe vetë Bashkimin Evropian, një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është jetike që të ecim të gjithë përpara së bashku. Pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, kjo marrëveshje do t’i sillte edhe më shumë paqe e stabilitet rajonit dhe Evropës. E kemi përkrahjen e Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe tërë botës për ta arritur një marrëveshje paqësore, përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë. Ne jemi të gatshëm të rifillojmë dialogun në Bruksel. HTH
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat