Thaçi: Kemi përkrahjen e BE-së dhe SHBA-së për ta arritur një marrëveshje paqësore

Aktuale

Thaçi: Kemi përkrahjen e BE-së dhe SHBA-së për ta arritur një marrëveshje paqësore

Më: 29 prill 2019 Në ora: 15:50
Thaçi dhe Mogherini

Presidenti Hashim Thaçi para Samitit të Berlinit, bashkë me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli, ka pasur një takim me përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini

Thaçi ka shkruar në rrjetin social Facebook se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet rajonale dhe rëndësinë e integrimit evropian të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Për ne, fqinjët tanë dhe vet Bashkimin Evropian, një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është jetike që të ecim të gjithë përpara së bashku. Pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, kjo marrëveshje do t’i sillte edhe më shumë paqe e stabilitet rajonit dhe Evropës. E kemi përkrahjen e Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe tërë botës për ta arritur një marrëveshje paqësore, përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë. Ne jemi të gatshëm të rifillojmë dialogun në Bruksel”, shkruan Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat