Drafti i Berlinit: Kosova dhe Serbia u pajtuan për ri-angazhim në dialogun për normalizim të marrëdhënieve

Aktuale

Drafti i Berlinit: Kosova dhe Serbia u pajtuan për ri-angazhim në dialogun për normalizim të marrëdhënieve

Më: 29 prill 2019 Në ora: 17:00
Hashim Thaçi dhe Federica Mogherini

Sot në Gjermani është duke u mbajtur Samiti i Berlinit ku të ftuar janë përfaqësuesit e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo ngjarje është e organizuar nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Aty është folur për perspektivën e përbashkët evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Pas përgëzimeve për marrëveshjen e suksesshme midis Greqisë dhe Maqedonisë Veriore lidhur me mosmarrëveshjen e emrit, duke e quajtur si një shembull i shquar i zgjidhjes së suksesshme të konflikteve.

Në draftin e siguruar, theksohet rëndësia e një marrëveshjeje përfundimtare ligjore për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës për stabilitetin në rajon.

“Një marrëveshje e tillë është çelësi për rrugët përkatëse evropiane të Serbisë dhe Kosovës.  Ata ranë dakord që çdo marrëveshje e tillë duhet të jetë gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme politikisht dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal”, thuhet në raport.

“Serbia dhe Kosova ranë dakord të shpejtojnë përpjekjet për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese dhe të ri-angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e normalizimit me lehtësimin e BE, me qëllim që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare. Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e një procesi negociues gjithëpërfshirës dhe transparent, i cili duhet të shoqërohet me përpjekjet për ndërtimin e besimit. Pjesëmarrësit ranë dakord të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të krijuar një zonë ekonomike rajonale në përputhje me deklaratën e samitit të Sofjes 2018 dhe Konkluzionet e Kryetarit të Samitit 2018 të Ballkanit Perëndimor në Londër”.

“Të gjithë pjesëmarrësit rikonfirmuan angazhimin e tyre për të bashkëpunuar në kuadrin e të ashtuquajturit Procesi i Berlinit.  Lidhshmëria, bashkëpunimi ekonomik, tregtia e lirë, bashkëpunimi në çështjet e sigurisë, shkëmbimet e të rinjve dhe pajtimi përbëjnë shtyllat kryesore të procesit.  Ata riafirmuan mbështetjen për Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit për Rininë (RYCO).  Ata shpresojnë në Samitin e ardhshëm në Poznan, Poloni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat