Haradinaj në Berlin: Qeveria e vendit kundërshton fuqishëm idenë e këmbimit të territoreve

Aktuale

Haradinaj në Berlin: Qeveria e vendit kundërshton fuqishëm idenë e këmbimit të territoreve

Nga: Z.B Më: 29 prill 2019 Në ora: 17:14
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në kuadër të vizitës zyrtare në Berlin, sot zhvillova një takim me Ambasadorin e ShBA-ve në Gjermani Richard Grenell, të cilit i shpreha përkushtimin e Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë, ngase siç ka thënë ai, ka theksuar se Qeveria e vendit kundërshton fuqishëm idenë e këmbimit të territoreve, përcjell “Bota sot”.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj ka theksuar në rrjetin social se, “Ambasadorit Grenell i tregova për progresin e arritur në vend në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe për përkushtimin e Kosovës për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, gjithmonë në partneritet me aleatët tanë dhe me aspiratat tona për rrugën euro-atlantike”.

Ndryshe, sot në Gjermani është duke u mbajtur Samiti i Berlinit ku të ftuar janë përfaqësuesit e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo ngjarje është e organizuar nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Postimi i plotë:

Në kuadër të vizitës zyrtare në Berlin, sot zhvillova një takim me Ambasadorin e ShBA-ve në Gjermani Richard Grenell, të cilit i shpreha përkushtimin e Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë, për konsolidimin e ekipit negociator të vendit dhe për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese, bazuar në ligjet dhe kushtetutën e vendit dhe se Kosova është e gatshme për tregti të lirë me Serbinë, si pjesë e një marrëveshje që rezulton me
njohje reciproke.

Theksova gjithashtu se Qeveria e vendit kundërshton fuqishëm idenë e këmbimit të territoreve, duke e cilësuar si opcion të rrezikshëm dhe që do ta destabilizonte jo vetëm vendin por edhe rajonin.

Ambasadorit Grenell i tregova për progresin e arritur në vend në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe për përkushtimin e Kosovës për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, gjithmonë në partneritet me aleatët tanë dhe me aspiratat tona për rrugën euro-atlantike.

Roli i ShBA-ve në proceset e mëtejme politike të vendit është i domosdoshëm!RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat