Thaçi takohet me ambasadorin amerikan në Gjermani: Të bekuar me mbështetjen e SHBA-së

Aktuale

Thaçi takohet me ambasadorin amerikan në Gjermani: Të bekuar me mbështetjen e SHBA-së

Nga: G.B Më: 29 prill 2019 Në ora: 17:14
Hashim Thaçi

Presidenti i  Republikës së Kosovës, është takuar me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell në Berlin, ku po qëndron, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se roli i SHBA-së ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë vendimtar dhe se jemi të bekuar me mbështetjen e SHBA-së.

Postimi i tij i plotë:

Për Republikën e Kosovës është shumë i rëndësishëm koordinimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Para nisjes së Samitit të Berlinit, një takim me rëndësi kishim edhe me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell. Roli i SHBA-së ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë vendimtar për ne. Jemi të bekuar me mbështetjen e SHBA-së! HTH./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat