Deputeti i LDK-së godet PAN-in dhe PSD-në: Nga sot ta zyrtarizojnë Baton Haxhiun e Hajdar Beqajn si ekip negociator

Aktuale

Deputeti i LDK-së godet PAN-in dhe PSD-në: Nga sot ta zyrtarizojnë Baton Haxhiun e Hajdar Beqajn si ekip negociator

Nga: N.H Më: 29 prill 2019 Në ora: 18:56
Deputetët e LDK-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se deputetët e PAN-PSD duhet ta ndërrojnë vendimin e tyre që në vend të Fatmir Limajt e Shpend Ahmetit si negociator, nga sot ta zyrtarizojnë Baton Haxhiun e Hajdar Beqajn.

Avdyli thotë se i kanë lodhur me deklarata se po e ndalin Thaçin, mirëpo sipas tij, nuk e ndalën dot as Baton Haxhiun.

“Kolegët e mi deputet PAN-PSD duhet ta ndërrojnë vendimin e tyre që në vend të Fatmir Limajt e Shpend Ahmetit si negociator, nga sot ta zyrtarizojnë Baton Haxhiun e Hajdar Beqajn. Na kanë pas lodhë 1 vjet po ndalim Thaqin,po e ndalim, e se ndalën dot as Batonin”, ka shkruar Avdyli në llogarinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat