Deputeti i VV-së kërkon nga Kuvendi urgjentisht të shkarkohet Thaçi - Ja si mund të bëhet kjo

Aktuale

Deputeti i VV-së kërkon nga Kuvendi urgjentisht të shkarkohet Thaçi - Ja si mund të bëhet kjo

Më: 29 prill 2019 Në ora: 20:44
Hashim Thaçi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Salih Zyba nga Lëvizja Vetëvendosje, po kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Hashim Thaçit nga posti i presidentit të vendit.

Pas udhëtimit të Thaçit për në Berlin ku do të diskutohet për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, Zyba po e sheh si mundësi për shkarkimin e tij. Ai këtë e lidh me nenin 91, pikin dy të Kushtetutës së Kosovës.

“Duke marrë për bazë shqetësimet dhe dyshimet e qytetarëve që Presidenti nuk po përfaqëson interesat dhe rolin unifikues kushtetues. Në konsultim me mjek të fushës, marrë për bazë edhe paraqitjen publike në komisionin hetimor parlamentar, si deputet, e konsideroj të rëndësishme dhe të ngutshme iniciativën parlamentare për zbatim të nenit 91 pika 2 e Kushtetutës”, ka shkruar Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat