Mos e humbisni këtë fotografi: Teksa flet Ramush Haradinaj, shikojeni reagimin e Hashim Thaçit (Pamje)

Aktuale

Mos e humbisni këtë fotografi: Teksa flet Ramush Haradinaj, shikojeni reagimin e Hashim Thaçit (Pamje)

Më: 29 prill 2019 Në ora: 23:01
Pamje nga takimi

Ndër momentet e shumta në Samitin e Berlinit, është edhe kjo fotografi që e ka siguruar media, pas përfundimit të pjesës së parë të këtij samiti.

Derisa ishin në “pauzë” para fillimit të darkës, sipas kësaj fotografie që e ka siguruar gazeta, Thaçi duket i tendosur, derisa flet Ramush Haradinaj, dhe e gjithë vëmendja dukej të jetë kah shefi i ekzekutivit.

Ndryshe, dy liderët e vendit, tash e sa muaj kanë qëndrime të ndryshme për çështjen e përmbylljes së dialogut me Serbinë.

Derisa Hashim Thaçi si opsion mbështeste idenë e shkëmbimit të territoreve, Haradinaj ishte kategorik kundër.

Edhe në fjalimin e sotëm, Haradinaj ka kundërshtuar një ide të tillë, derisa Thaçi duket se është tërhequr paksa.

Ai në fjalimin që pati sot në Samitin e Berlinit, tha se patjetër duhet të ketë demrakim me Serbinë, derisa shtoi se e mbështet aspiratat e qytetarëve të Luginës së Preshëvës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat