“Hashim si Hashimi ... paska folë mjaft pa thënë bash asgjë”

Aktuale

“Hashim si Hashimi ... paska folë mjaft pa thënë bash asgjë”

Nga: Z.B Më: 29 prill 2019 Në ora: 23:06
Hashim Thaçi

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar me një shkrim në rrjetin social Facebook, ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi, që është duke zhvilluar takime në Samitin e Berlinit, ku të ftuar janë përfaqësuesit e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përcjell “Bota sot”.

Ai ka ironizuar duke thënë se Hashim si Hashimi ... paska folë mjaft pa thënë bash asgjë ... e paska bërë edhe një herë buçkurush!

Ndryshe, sot në Gjermani është mbajtur Samiti i Berlinit ku të ftuar kanë qenë përfaqësuesit e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo ngjarje është e organizuar nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në këto momente janë në një darkë të përbashkët.

Postimi i plotë:

Hashim si Hashimi ... paska folë mjaft pa thënë bash asgjë ... e paska bërë edhe një herë buçkurush! Duket që ai vërtetë beson që ne i besojmë ... apo ndoshta edhe nuk qanë kokën fare për ne!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat