Në ditën e dhënies së betimit të Brigadave 134, 131 dhe 133 para kolonel Ahmet Krasniqit ishte edhe kjo këngëtare e njohur

Aktuale

Në ditën e dhënies së betimit të Brigadave 134, 131 dhe 133 para kolonel Ahmet Krasniqit ishte edhe kjo këngëtare e njohur

Nga: N.H Më: 29 prill 2019 Në ora: 23:09
Leonora Jakupi

21 Qershor 1998, është një datë e rëndësishme në historinë e Luftës për Lirinë e Kosovës. Kujtim për të gjithë të rënët e lirisë të cilët vite më pare u bënë pjesë e datës më të lavdishme të luftës për liri dhe pavarësi.

Kjo ishte dita e Betimit të Brigadave të para operative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës udhëhequra dhe të Komanduara nga Shtabi Suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Në ketë ditë para Ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqit dhanë betimin dhjetra eprorë dhe qindra ushtarë të lirisë të cilët pakë ditë më vonë hynë në Kosovë nën komanden e ushtarakut madhor, Kolonel Tahir Zemaj.

Gazeta "Bota sot", ka siguruar një fotografi të rrallë ku këtë ditë shihet të ketë qenë edhe edhe këngëtarja e njohur Leonora Jakupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat