Vasfije Krasniqi para Kongresit Amerikan

Aktuale

Vasfije Krasniqi para Kongresit Amerikan

Më: 30 prill 2019 Në ora: 08:30
Vasfije Krasniqi Goodman

Vasfija ka përmes Amerikës ka shpresa që diçka të ndryshojë

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë Vasfije Krasniqi-Goodman, sot do të rrëfejë para Kongresit Amerikan për dhunën që përjetoi nga dy burra serbë kur i kishte vetëm 16 vjeq. Në Kongresin Amerikan Krasniqi-Godman do të shkojë me ftesë të kongresistit amerikan Eliot Engel.
 

Në Kongresin amerikan, përveç Vasfijes pritet të marr pjesë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga si dhe Ilir Bytyqi, i vëllai i Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi që janë vrarë mizorisht nga forcat serbe në vitin 1999. Ky takim për Vasfijen është shumë i rëndësishëm, ajo përmes Amerikës ka shpresa që diçka të ndryshojë.

“Unë jam e ftuar që të shkoj si dëshmitare e gjallë e luftës, Serbia që i ka bërë krimet në Kosovë, jam me vëllezërit Bytyqi, kështu që për mua është një takim shumë i rëndësishëm. Sepse mua rasti më ka dështuar në Kosovë, tash përmes Amerikës shpresoj që diçka drejtësia të ndryshojë, sepse Amerika ka gjasa që mund të ndërmerr për rastin tim edhe rastet e 20 mijë viktimave tjera”, tha Krasniqi-Godman. Në tetor të vitit 2018, Krasniqi Goodnam u dekorua me medaljen presidenciale“qytetare e merituar e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat