Gashi: Kosova duhet të ketë unifikim të spektrit politik

Aktuale

Gashi: Kosova duhet të ketë unifikim të spektrit politik

Më: 30 prill 2019 Në ora: 09:12
Ibrahim Gashi

Njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, ka vlerësuar se Samiti i Berlinit ishte një mundësi e mirë për të diskutuar për bashkëpunimin rajonal.

Për unifikimin e liderëve kosovarë, Gashi tha se Kosovës i nevojitet uniteti politik. Gashi tha se Kosova duhet të ketë unitet të spektrit politik. “Në momente kyçe ne do ta kemi konsensusin e unitetit. Parlamenti është vula që do të marrë vulën”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës.

Profesor Gashi, vlerësoi se duhet të rikthehemi tek dialogu ku ka mbetur në Bruksel. “Nuk mund të lihet anash, ajo qa është arritur. Presion tek ne do të bëhet për themelimin për Asociacionin. Asociacioni i komunave me shumicë serbe, duhet të bëhet në bazë të kushtetutës dhe jo me kompetenca”, tha ai.

Sipas tij ai është zotim i institucioneve të Kosovës. Ai tha se Serbia nuk mund të minojë pozicionin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat