Shikimi vrastar i kryeministrit Haradinaj ndaj Vuçiqit

Aktuale

Shikimi vrastar i kryeministrit Haradinaj ndaj Vuçiqit

Më: 30 prill 2019 Në ora: 10:56
Pamje nga Samiti në Berlin

Dje liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhen së bashku në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Në Samit u diskutua për raportet e ndërfqinjësisë dhe mundësitë e pajtimit, nga ku do të kërkohet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi.

Edhe pse mbrëmë pas takimeve në Berlin nuk u tha që palët janë pajtuar që të vazhdojë dialogu për shkak se taksa nuk është hequr ende, në konkluzionet e publikuara në faqen e kancelares gjermane thuhet se Kosova dhe Serbia janë pajtuar t’i implementojnë marrëveshjet e arritura si dhe të vazhdojnë dialogun me ndërmjetësimet BE’së.

Kosova në këtë samit u përfaqësua nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Kryeministri Haradinaj edhe në këtë rast nuk lëshoj pe në raport me heqjen e taksës dhe kërkesat që ka Kosova karshi Serbisë.

Një gjë e tillë është vrejtur edhe përmes kësaj fotografie ku shihet se Haradinaj e shikon me një shikim vrastar presidentin serb, Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat