Punëtorëve të sektorit privat iu shkelen të drejtat çdo ditë

Aktuale

Punëtorëve të sektorit privat iu shkelen të drejtat çdo ditë

Më: 30 prill 2019 Në ora: 11:16
Foto

Instituti Demokrati i Kosovës (KDI) ka mbajtur një tryezë diskutimi në lidhje me të drejtat e punëtorëve, ku u publikua raporti 1 vjeçar për shkeljet e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.

Me këtë rast u tha se shkeljet e të drejtave të punëtorëve është mjaft e madhe dhe se shteti përmes prokurimit publik është duke lejuar që të shkelen të drejtat e punëtorëve.

Përfaqësuesi i KDI-së, Florent Spahija tha se ky raport përmban rreth 60 raste, ku sipas tij për shkelje të drejtave të punëtorëve në këtë raport prijnë punëtorët e sigurimit privat.    

Sipas tij, shkelje të të drejtave të punëtorëve ka në gjithë Kosovën, që kanë të bëjnë kryesisht me mos marrjen e pagës, mos pagesën e trustit dhe orarin e stërgjatur.

“Ka pasur rast ku një person ka punuar rreth shtatë muaj pa pagë në komunën e Klinës. Raste tjera, mos pagesa e trustit, kërkesa e pagës si arsye për largim, largimi i i punës pas lëndimit”, etj, tha ai.

Kryeinspektori i punës, Basri Ibrahimi u shpreh se në sektorin privat vazhdimisht po ka shkelje, sipas tij po thuajse në të gjitha dispozitat e punës ka mos respektimin të tyre, si në çështjen e kontratave, pagesës, trustin dhe orarin e stërgjatur.

Duke përmendur mungesën e kontratave të punës për punëtorët, Ibrahimi tha se kanë gjetur rreth 700 raste të tilla. Mirëpo, pavarësisht të kësaj, ai tha se ka avancim për dallim nga viti i kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat