Abdullahu: Samiti në Berlin, dëshmi se duhet shkuar në zgjedhje

Aktuale

Abdullahu: Samiti në Berlin, dëshmi se duhet shkuar në zgjedhje

Nga: Z.B Më: 30 prill 2019 Në ora: 11:58
Faton Abdullahu

Analisti Faton Abdullahu ka thënë se samiti në Berlin e dëshmojë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, përcjell “Bota sot”.

Tutje, Abdullahu përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se, “Nuk mund të përfitojmë asgjë nga askush, as nga Gjermania e Franca, nëse institucionet tona nuk janë unike në strategjinë për dialogun me Serbinë”.

Postimi i plotë:

Samiti në Berlin është edhe një dëshmi më shumë se duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme. Nuk mund të përfitojmë asgjë nga askush, as nga Gjermania e Franca, nëse institucionet tona nuk janë unike në strategjinë për dialogun me Serbinë. Mospajtimet ndër ne po thellohen. Ato nuk po i ndal askush deri më tani, as kërcënimi i Serbisë. Vetëm qytetari me votën e tij mund t’i ndal ato. Kjo mundësi duhet tu ipet atyre sa më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat