Veseli: Samiti i Berlinit një hap përpara për perspektivën evropiane të Ballkanit

Aktuale

Veseli: Samiti i Berlinit një hap përpara për perspektivën evropiane të Ballkanit

Më: 30 prill 2019 Në ora: 12:49
Kadri Veseli dhe Christian Heldt

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt vlerësojnë se Samiti i Berlinit ishte një hap përpara për perspektivën evropiane të Ballkanit e në veçanti për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka njoftuar kreu i Kuvendit përmes Facbookut pas një takimi që ka zhvilluar ambsadorin Heldt. “Ky samit tregoi se, kur ka një vendosmëri dhe seriozitet, mund të ketë edhe rezultate dhe për këtë përgëzoj kancelaren Merkel dhe presidentin Macron”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Veseli ka theksuar se shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet të ndërtojnë strategjinë e qasjes për arritjen e Marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, që rezulton me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. 

“Republika e Kosovës mirëpret rekomandimet nga ky samit dhe do të marrë obligimet e veta në bazë të vullnetit të qytetarëve të saj, fqinjësisë së mirë dhe orientimit të vet euroatlantik”, shkruan në fund kreu i Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat