Pacolli takon ministrin e brendshëm gjerman, u fol edhe për liberalizim

Aktuale

Pacolli takon ministrin e brendshëm gjerman, u fol edhe për liberalizim

Nga: Z.B Më: 30 prill 2019 Në ora: 14:06
Pamje nga takimi

Ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se së bashku me kryeministrin, Ramush Haradinaj, është takuar me ministrin e brendshëm të Gjermanisë Horst Seehofer, përcjell “Bota sot”.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli, ka shkruar se, “U dakorduam qè të formohen grupet punuese në mënyre qē liberalizimi i vizave të implementohet sa më pare”.

Postimi i plotë:

Sot me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn kishim nje takim shumë konstruktiv me ministrin e brendshëm të Gjermanisë Horst Seehofer. Pos tjerash u diskutua edhe për liberalizimin e vizave. U dakorduam qè të formohen grupet punuese në mënyre qē liberalizimi i vizave të implementohet sa më parë!Falemnderit Gjermani!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat