Mungesa e koordinimit të krerëve të vendit në Berlin, dëmi më i madh për Kosovën

Aktuale

Mungesa e koordinimit të krerëve të vendit në Berlin, dëmi më i madh për Kosovën

Më: 30 prill 2019 Në ora: 14:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mungesa e koordinimit dhe një gjuhe të përbashkët mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, po konsiderohet të jetë shkaktare e një dëmi të madh për Kosovën në Samitin e Berlinit që u mbajt dje. Ndërsa përfshirja e Francës dhe Gjermanisë në dialog krijon një momentum të ri për Kosovën.

Kështu u tha të martën gjatë një tryeze të organizuar nga GSJP, ku morën pjesë shefat e grupeve parlamentare nga opozita dhe ai i Nismës nga pozita, ku diskutuan për kahjen dhe pritshmëritë nga dialogu Kosovë-Serbi pas takimeve në kuadër të samitit franko-gjerman në Berlin. Aty u tha se është mirë që më në fund, Samiti i Berlinit shërbeu për tërheqjen e vërejtjes për dakordancë, ku kritika të shumta u adresuan për presidentin Hashim Thaçi, si figura më jo unifikuese në vend.

Ndonëse nuk e quajtën të dështuar, përfaqësuesit e subjekteve politike theksuan pothuajse njëzëri mungesën e një kornize të qartë e cila mungoi në  fund të këtij takimi.

Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, tha se janë realizuar tre pritshmëritë e renditura nnga GSPJ në prag të Samitit të Berlinit, ku dy të parat janë realizuar plotësisht.

Sipas tij, samiti dëshmoi se Gjermania dhe Franca kanë filluar ta zotërojnë procesin e dialogut, duke shprehur një lloj mosbesimi ndaj Brukselit.

Kryeziu: Gjermania dhe Franca kanë filluar ta zotërojnë procesin e dialogut

“Vërejmë qartazi që Gjermania dhe Franca kanë filluar ta zotërojnë procesin e dialogut, duke shprehur një lloj pabesie ndaj Brukselit dhe mënyrën se si deri tash procesi i dialogut është zhvilluar nga ky vend. Dhe, së dyti, Gjermania ka bërë të qartë se ka një kundërshtim të vazhdueshëm ndaj idesë për përcaktim të kufijve, dhe kjo bazohet në deklaratën e kancelares Merkel pas samitit, teksa thotë që: ‘një marrëveshje finale nuk duhet asnjëherë që të jetë e dëmshme për stabilitetin e rajonit’. Dhe, e treta, ndonëse në këtë samit nuk është bërë e qartë përkufizimi i vazhdimit të dialogut, ai ka filluar të marrë një formë të re”, tha ai.

Ai foli edhe për studimin “Analizë mbi zhvillimet e fundit për dialogun Kosovë – Serbi”, me ç’rast tha se kjo analizë shpreh drojën dhe skepticizmin se duke u bazuar në rrethanat e tanishme, një marrëveshje përfundimtare të mund të arrihet në të ardhmen.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se nuk do të ngutej ta quante Samitin e Berlinit si mosbesim ndaj Brukselit, pasi ky samit sipas tij, ka arritur t'i qetësojë gjakrat e dy liderëve, atij të Kosovës dhe atij të Serbisë, se vetëm përmes dialogut do të arrihet një marrëveshje.

Sipas tij, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka luajtur rolin më negativ në këtë fazë në të cilën ndodhet procesi i dialogut.

Për këtë, ai tha se për sa kohë që Thaçi luan rol kyç, dialogu me Serbinë duhet të evitohet, teksa tha se Kosova është e interesuar që të ketë marrëveshje me Sebrinë, porse nuk është jetike që të ketë marrëveshje me Serbinë, pasi që shteti i Kosovës duhet të konsolidohet edhe nëse nuk gjen vullnet që të arrihet nëj marrëveshje në afat të shkurtër.

Hoti theksoi se përfaqësimi i Kosovës në këtë samit nuk ishte i denjë dhe serioz, ndërsa e quajti dëshpërues fjalimin e Thaçit në takimin e djeshëm.

Hoti: Rolin më negativ e ka luajtur presidenti Thaçi

“Duhet ta vlerësojmë rolin e Gjermanisë dhe të Francës në këtë proces, nuk do ta kisha quajtur mungesë të besimit karshi Brukselit, por ndoshta për t’i dhënë një momentum të ri procesit të dialogut. Besoj se dinamika e brendshme në Kosovë, pamundëson një dialog substancial. 11:57 Përveç dallimeve pozitë - opozitë, gjatë kësaj periudhe, ne kemi parë edhe dallime mes partnerëve të koalicionit, në veçanti mes bartësve të institucioneve. Unë besoj që rolin më negativ në këtë proces e ka luajtur presidenti i vendit, tash e një vet, duke lobuar për korrigjim të kufirit. Është mirë që në samitin e Berlinit, nga vet fakti që kjo ide nuk u diskutua fare, duhet të merret vesh nga presidenti dhe nga të gjithë përkrahësit e kësaj ideje, që nuk ka hapësirë që kjo temë të jetë pjesë e dialogut me Serbinë në të ardhmen. Por, duhet ta prnaojmë se dëmet nga promovimi i kësaj id eje nga vet bartësit e institucioneve të Kosovës veç është bërë.”, u shpreh Hoti.

Duke folur për situatën aktuale, Hoti përsëriti se Qeveria nuk ka legjitimitet demokratik për qeverisje në Kosovë. Sikur PSD të mos ndahej nga Vetëvendosje, ai tha se gjendja nuk do të ishte kështu.

Shefi i GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se në Samitin e Berlinit, pati mungesë të koordinimit të përfaqësuesve shtetëror, për çështjet jetike të vendit.  E ky çakordim mes Thaçit dhe Haradinajt, sipas tij do të ketë pasojat e veta.

Për takimin e djeshëm në Berlin, Konjufca tha se është një ndër samitet e pakta në botë ku palët mbesin të pakënaqura. Sipas tij, kancelarja gjermane, Angela Merkel ishte e pakënaqur me presidentin Thaçi, presidenti francez Emanuel Macron i pakënaqur me kryeministrin e Kosovës, ndërsa presidenti Thaçi i pakënaqur me të dy këta.

Konjufca: Dëmi më i madh është diskoordinimi i përfaqësimit të shtetit të Kosovës

“Dëmi më i madh është diskoordinimi i përfaqësimit të shtetit të Kosovës. Kjo do të ketë pasoja shumë të mëdha në shtetndërtimin e Kosovës, për faktin se Kosovës moti nuk i ka ndodhur që me u përfaqësu në takime kaq të larta zyrtare me dy zëra të ndryshëm sa i përket çështjeve jetike të shtetit të Kosovës. Ndonëse presidenti në diskursin e tij së paku para mediave, meqenëse nuk kemi informata të sakta se çka ka folur saktësisht, së paku në deklarimet para mediave u mundua të tingëllojë si i koordinuar me kryeministrin, prapë se prapë ne e dimë se ai nuk ka hequr nga ideja e tij dhe e papranueshme edhe prej faktorëve kryesor ndërkombëtar e që ëhstë shkëmbimi i territoreve”, tha Konjufca.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të Nisma-s, Billall Sherifi, tha se pjesa e diskutimit të Samitit të Berlinit ku flitet çka tha ai apo ky, përbën thashetheme. Sipas tij, marrëveshja duhet të jetë e drejtë ose të mos bëhet fare.

Ai duke e quajtur presidentin e Kosovës Hashim Thaçi si “peshqeq” tha se duhet që pala kosovare të punojë që nga rendi i ditës të largohet ideja e ndarjes së Kosovës, qoftë përmes shkëmbimit apo korrigjimit.

Sherifi: Samiti i Berlinit nuk ka sjell asgjë të re

“Sa i përket çështjes të Kosovës dhe çështjes së Ballkanit edhe çështjes së dialogut, raporteve Serbi-Kosovë unë nuk kam parë diçka tjetër. 26:30 Ajo që të gjithë kishim pritje ishte që ky Samit i Berlinit të mbyll disa çështje të cilat ne nuk i kemi mbyllur fatkeqësisht ende, pra presim nga të tjerët të na i mbyllin çështjet që ne duhet t’i mbyllim vetë në këtë rast kemi të bëjmë me idenë e Serbisë për ndarjen e Kosovës sepse vazhdoj të insistoj ka 6 muaj apo një vit se kjo nuk është ide e Thaçit, jo që po dua ta mbrojë, por ta nxjerrë në pah. Korrigjimi, shkëmbimi janë instrumente, pra instrumenti nuk është qëllim, por është një mjet përmes të cilit arrihet qëllimi....27:55 Në këtë rrafsh qëndrojnë raportet fatkeqësisht Kosovë - Serbi dhe kjo po me ushqim të kësaj ambicie nga brenda, dhe në krye të ushqimit të kësaj ambicie nga brenda ka qëndruar dhe vazhdon të qëndron presidenti i vendit Hashim Thaçi të cilin e kemi peshqeq”, u shpreh ai.

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri, u shpreh se në Kosovë po mbizotëron një situatë absurde, pasi kritikat vijnë nga një zë i tretë, i cili nuk është i gatshëm të punojë drejt një konsensusi. Për Samitin e Berlinit, ai tha se rëndësia qëndron në interesimin e Gjermanisë dhe Francës për dialogun Kosovë - Serbi.

Në këtë mënyrë, ai tha se është duke u krijuar një momentum i ri për Republikën e Kosovës, ku konsensusi i brendshëm është shumë i rëndësishëm.

Ymeri vëmendje të madhe i kushtoi rëndësisë të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

Ymeri: Marrëveshja me Serbinë shumë e rëndësishme, por jo me çdo çmim

“Krejt forcat politike në Kosovë pajtohen për një gjë, se po, do të kishte me qenë shumë e rëndësishme që të kemi një marrëveshje me Serbinë, por jo me çdo çmim... 36:33 Të gjithë ne mendojmë që njohja e Kosovës nga Serbia do ta ndihmonte shtetin e Kosovës edhe në rrafshin ndërkombëtar”, tha ai.

Ndryshe, Samiti i Berlinit ka zhvilluar punimet gjatë ditës së djeshme, ndërsa nuk ka arritur të dal me një kornizë të qartë.

Në këtë takim, Kosova është përfaqësuar nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat