Thaçi: Njëzet vjet më parë ra heroikisht komandanti i shquar i UÇK-së, Ilaz Kodra

Aktuale

Thaçi: Njëzet vjet më parë ra heroikisht komandanti i shquar i UÇK-së, Ilaz Kodra

Nga: Z.B Më: 30 prill 2019 Në ora: 16:03
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar njëzet vjetorin e komandantit më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, ngase, sic ka thënë ai, Ilaz Kodra denjësisht drejtoi Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci” të Zonës Operative të Drenicës, përcjell “Bota sot”.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, “Lavdi Heroit të Kosovës, komandantit Ilaz Kodra dhe gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”

Postimi i plotë:

Njëzet vjet më parë ra heroikisht njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra. Ai denjësisht drejtoi Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci” të Zonës Operative të Drenicës, duke dëshmuar vendosmërinë e luftëtarit dhe komandantit të gatshëm për t’u flijuar për çlirimin e atdheut. Lavdi Heroit të Kosovës, komandantit Ilaz Kodra dhe gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. HTH
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat